Lucas Perez pagoi gjysmë milioni euro për t’u rikthyer te klubi i tij i zemrës

Lucas Perez pagoi gjysmë milioni euro për t’u rikthyer te klubi i tij i zemrës

Lucas Perez ka paguar një pjesë të tarifës së transferimit të tij për të siguruar një rikthim në Deportivo La Coruna.

Sulmuesi ishte duke luajtur në La Liga për Cadiz, ku ishte golashënuesi më i mirë i tyre këtë sezon.

Megjithatë, Perez e donte ribashkimin me Deportivon pasi ai “nuk mund të duronte” duke e parë skuadrën në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.
Deportivo La Courna aktualisht është në vendin e katërt në Primera Federacion, katër pikë prapa liderit të ligës, Cordoba, pas 17 xhirove të zhvilluara.

Perez, i cili ka afër 100 paraqitje për Deportivon në dy periudha, tani do të kërkojë të kthejë skuadrën në kategorinë e dytë dhe pastaj në elitën e futbollit në Spanjë.