Liverpool i kthehet fitoreve, kalon në rrethin e katërt të FA Cup

Liverpool ka arritur që të shënojë fitore minimale kundër Wolves 1-0 për të kaluar në rrethin e katër të FA Cup. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Harvey Elliott (13’). Kjo ishte ndeshja e dytë që Liverpool përballet me Wolves pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Anfield

Liverpool me në fund është kthyer të fitoret duke arritur të fitoi në Molineux Stadium të Wolverhampton me rezultat 0-1.

Momenti i parë në këtë ndeshje ishte ai i golit të parë.

Harvey Elliott e gjeti një hapësirë të madhe në mbrojtjen e Wolves ku bëri një goditje të fuqishme e cila përfundoi në rrjetë dhe rezultati ishte 1-0 për Liverpoolin.
Ishte një gol i bukur i shënuar nga anglezi në minutën e 13 të ndeshjes.

Tre minuta më vonë Liverpool ka mundur ta dyfishoi epërsinë me Tsimikas por që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së lartë të portës.

Wolves kërkoi penallti në minutën e 25-të por që gjyqtari nuk mendoi ashtu, derisa një gol i shënuar në minutën e 36-të nga Carvalho i Liverpool u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Wolves rastin më të mirë e pati në minutën e 40-të për të barazuar por Adama Traore humbi një mundësi të artë shënimi pasi që goditja e tij përfundoi jashtë shtyllës së djathtë të portës së Liverpoolit.

Gjyqtari vazhdoi lojën edhe pse në minutën e 51-të një lojtar i Wolves preku në zonë topin me dorë, por ai vendosi që të vazhdojë loja.

Deri në fund të lojës Liverpool arriti që të menaxhoi shumë mirë ndeshjen dhe e fitoi atë. Kjo fitore për Reds vije pas tri ndeshjeve ku ata nuk fituan, humbën dy ndeshje në Premier Ligë dhe kishin barazuar me Wolves në ndeshjen e parë të FA Cup.

Në rrethin e katër Liverpool do të përballet me Brighton të cilët i mposhtë në vikend me rezultat 3-0.