Lajçaku kërkon nga palët t’i shohin të mirat e propozimit franko-gjerman

Ka përfunduar takimi në mes pesë emisarëve ndërkombëtarë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se temë diskutimi ka qenë propozimi i planit franko-gjerman, transmeton Klan Kosova.

Tutje, ai shtoi se ka pritur më shumë mirëkuptim në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

12:55 – Lajçak pas takimit me Kurtin: Kemi pritur më shumë mirëkuptim

Ka përfunduar takimi në mes pesë emisarëve ndërkombëtarë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se temë diskutimi ka qenë propozimi i planit evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Tutje, ai shtoi se ka pritur më shumë mirëkuptim në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, ka deklaruar Lajçak.

“Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”, ka shtuar ai.

12:40 – Kurti në takim me pesë emisarët – iu tregon për situatën me vërshimet (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur sot në takim pesë emisarët ndërkombëtarë të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Në pamjet që ka publikuar vetë qeveria, Kurti dëgjohet duke iu treguar atyre për situatën me vërshimet nëpër disa komuna të Kosovës të cilat janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, njofton Klan Kosova.

Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.

Pozitat dhe emrat e këtyre pesë emisarëve janë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talo dhe zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

12.18| Vazhdon ende takimi i emisarëve ndërkombëtarë me kryeministrin Kurti

Edhe pas dy orësh, që kur pesë emisarët ndërkombëtarë arritën në qeveri, duket se takimi i tyre me kryeministrin Albin Kurti, është duke vazhduar ende.

Kujtojmë që takimi mbahet i mbyllur për media dhe nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar se për cilat tema do të diskutohet.

10:oo| Pesë emisarët ndërkombëtarë kanë mbërritur tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ata do të priten në takim nga kryeministri Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Takimi do të jetë i mbyllur për media dhe nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar se për cilat tema do të diskutohet.