Nuk kaluan pak orë nga qëndrimi i njejtë me atë të Mickovskit kundër Maqedonisë së Veriut në rrugën e Bashkimit Evropian, Fatmir Limanit dikush ia krehu veshin. Para dite Fatmir Limani ishte kundër ndërkombëtarëve me qëndrime të njejta si VMRO-ja dhe Mickovski ndërsa pas dite ndryshoi mendimin.
” Por numrat janë në taborrin e VMRO-së, të cilëve nuk u bën asnjë-lloj shtypje faktori ndërkombëtarë !!! e kishte shkruar para dite, ndërsa pas dite thotë se Lëvizja BESA, përkrah të gjitha proceset euro-integruese.
Kush ia krehu veshin për këto qëndrime, Amerika apo Bilall Kasami?
Nga ana tjetër Limani është në një mes të çuditshëm në Lëvizjen BESA, shumë anëtarë Limanin e shohin si një i dërguar për ta prishur Lëvizjen BESA në zgjedhjet e ardhshme, pasi miqësia e tij me kreun e VMRO-së mund të jetë edhe dëmi më i madh që mund ti ndodh Kasamit.
Fatmir Limani është i afërtë edhe me Musa Xhaferin që dyshimet shtohen edhe më shumë tek anëtarët e BESËS, sepse Limanin gjithnjë e shohin si të huaj që mund të sjellë vetëm deme në këtë parti.
E vërteta e Fatmir Limanit në BESA do të shihet në prag të zgjedhjeve nëse Bilall Kasami nuk do ta vëndos në listë të deputetëve në zonën 5.
Ja edhe qëndrimi i Lianit pas dite kur ia krehën veshin.