Kujdes! Kjo foto tregon pse nuk duhet ti lini të tjerët të puthin fëmijën tuaj

Për shumë prindër të rinj, kontakti fizik i të huajve me fëmijën është gjithmonë i bezdisshëm.

Ata gjithmonë i druhen baktereve apo dhe rreziqeve të tjera që mund tu vijë foshnjës së tyre gjatë kontaktit me një person tjetër, gjatë përkëdheljes apo përqafimit.

Disa imazhe të publikuara kanë tronditur rrjetin duke dhënë një mesazh se sa i rëndësishëm është vendosja e një kufiri kontakti mes fëmijës dhe personave të tjerë.

Duke postuar në faqen Tiny Hearts Education në Instagram, ndihmësja e parë Nikki Jurcutz tha se vendosja e këtyre rregullave mund ta shpëtojë fëmijën tuaj nga shqetësime të rënda.

VIDEO/ 8-vjeçari goditet nga rrufeja kur po lahej ne plazh
Edhe pse të gjithë do të duan të takojnë fëmijën tuaj dhe ta puthin, Nikki tha se është më mirë nëse u kërkoni miqve dhe anëtarëve të familjes që të mos e bëjnë këtë.

Ajo ndau fotot e Sadie të vogël, e cila mbeti me plagë në të gjithë gojën pasi një i rritur e puthi.

Vajza e vogël kishte zhvilluar virusin herpes simplex – HSV (virusi i ftohjes), i cili mund të jetë kërcënues për jetën e foshnjave.

Kjo për shkak se sistemi imunitar i të porsalindurve nuk është ende i zhvilluar plotësisht, shpjegoi ekspertja në një postim.

Ekspertja tha se sa herë që sheh plagë në gojë, i kujtohet pse është e rëndësishme të mbrohen foshnjat.

Ajo shtoi: “Ajo që duket si diçka kaq e parëndësishme për një të rritur, mund të jetë kërcënuese për jetën e një të vogli.”