Më të gjithë ish kryetarët e LSDM-së kam kontakte parimore, gjatë miratimit të vendimeve për disa çështje të rëndësishme në shtet, kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 Gradë” në Alsat.

“Kam kontakte me të gjithë ish kryetarët e LSDM-së, pa përjashtim. Ata janë, normalisht në bazë të parimeve… të gjitha ato kontakte janë në bazë të nevojës, kur është e nevojshme që të merret ndonjë këshillë e caktuar, për shembull gjatë miratimit të ndonjë vendimi për të cilin nevojitet konsultim më i gjerë. Një këshillë e tillë nga një person me përvojë është e rëndësishme në politikë”, tha Kovaçevski.