Kokainë me vlerë 1 mln euro në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën rreth 6.5kg kokainë në banesë, e cila nëse do të hidhej në treg do të arrinte shifrën rreth 1 milion euro.

37-vjeçari shqiptar, sipas autoriteteve italiane nuk rezulton me precendentë të mëparshëm penal. Bëhet me dije se ai ishte në Viale Ippolito Nievo kur oficerët e pikasën atë duke marrë një zarf voluminoz nga një makinë, dhe më pas u largua me shpejtësi në një bllok apartamentesh.

Pasi u ndal nga policia ai ka pranuar se mbante drogë në banesën ku jetonte.
Sapo kanë hyrë në shtëpi, policët gjetën rreth 6.5 kg kokainë (disa të gatshme për shitje në rrugë dhe të tjera të ndara në 1 kg) si dhe material të përshtatshëm për paketimin, peshimin dhe prerjen e lëndës narkotike.

Pas arrestimit, për 37-vjeçarin shqiptar është çuar në paraburgimim.