Kjo është torta më e madhe që u gatua për festën e Vitit të Ri (VIDEO)


Një grup prej 200 kuzhinierëve grekë kanë përgatitur një tortë gati pesëmijë kilogramë për natën e ndërrimit të moteve.

Torta u vendos në njërën nga rrugët e kryeqytetit grek, Athinë.

Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire u deshën 3999 kilogramë miell, gati dymijë kilogramë gjalpë, rreth njëmijë kilogramë sheqer, 900 kilogramë vezë, 680 kilogramë portokaj, 49 kilogramë konjak dhe katër kuti me vanilje.