Kiara pëson incident, ambulanca në Big Brother VIP?

Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident, mesa duket serioz brenda shtëpisë “BBVA”. Ajo ishte duke luajtur me karrigen, teksa është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot.

Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.

Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje. “Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela i qëndrojnë pranë, ndërkohë Luizi mori një jastëk për t’ia vendosur.

Kujtojmë se në një bisedë që kanë pasur Luizi dhe Kiara, nuk munguan tonet e ashpra nga ana e moderatores. I përlotur, Luizi kërkoi sqarim me Kiarën dhe i kërkoi falje, por moderatorja iu kthyer keq duke e quajtur “gënjeshtar”, “mashtrues” dhe “mashkull të dobët”, madje në fund i tha “mu hiq sysh.”

“Më gjete mua kështu po jo çdokush është si unë. Kujdes me kë merresh. Më vjen mirë që nuk ke asnjë lloj gjëje nga ato që the, nuk ia uroj asnjë njeriu të jetë keq me shëndet. Ama gjithë goditjen e more më mbrapa. Mendoja sa budallqe kam qenë që të besova. Në jetë më kanë ndodhur shumë gjëra të tilla dhe ishte gjëjs e fundit që shpresoja të ndodhte. Thashë “unë me këtë djalin edhe sikur të mos kem asgjë, në çdo moment që do ketë nevojë do më ketë aty”. Ishte e tepërt, nuk ka kthim pas. Jam dorëzuar, nuk dua të kem asnjë lloj mendimi në kokë. Jam shumë keq. Një njeri që e dua nuk ia bëj kurrë atë gjë. Do të thotë që ti ke mashtruar edhe për ndjenjat e tua, për çfarëdolloj gjëje. Preferoj të të mbaj larg. Dua një mashkull “mashkull”, jo një mashkull gënjeshtar. Sa kam punuar unë për të arritur këtu dhe të vijë një imazh si ty dhe të më rrëzojë mua? Kurrë ore, varrosem vetë. Me ty nuk dua të kem të bëj më asnjë lloj gjëje. Ti nuk ke lidhje fare me mashkullin që dua në krah, në asnjë aspekt. Të kam afruar se ke ndarë me mua edhe histori të tjera, të gjitha tani i zeroj. Nuk të shoh në sy, nuk të shoh dot në këtë shtëpi. Nuk dua të dëgjoj më ta përmendësh emrin tim, pikë! Avash ore Luiz se për 20 ditë u marrose ti, mos na hap barkun. Vazhdo nise nga e para çdo gjë, ishalla dal të shtunën e të shpëtoj. Nuk të shoh dot. Nuk të dua më në shtëpi, mu hiq sysh”- tha Kiara.