Kelmendi e krahason Kurtin me Jabllanoviqin!

Çka është drejtësia?

Nëse ish-ministri serb Aleksandër Jabllanoviq është shkarkuar përshkak të ofendimeve ndaj nënave gjakovare (shkarkim i merituar),
duhet shkarkuar edhe kryeministrin Albin Kurti që ky ofendoi familjet shqiptare dhe boshnjake duke e lavdëruar Oliver Ivanoviqin që ishte i dënuar për krime për vrasjen e civilëve shqiptarë dhe boshnjak.

Kësaj i thonë drejtësi.

Por, sikurse në çdo fushë në Kosovë, edhe këtu nuk ka drejtësi.

Mos të harrojmë se para zgjedhjeve disa figura publike kishin keqpërdorur një parim Islam, duke bërë fushatë për Albin Kurtin.

Ata thonin: “ma i mirë një ateist i drejtë, se sa një musliman i padrejtë”!

I thonin i drejtë dhe parimor, ende pa e provuar udhëheqjen e Albin Kurtit.

Gëzim Kelmendi