Karim Benzema e kurorëzoi vitin fantastik me “Topin e Artë”

Karim Benzema e ka kurorëzuar një sezon fantastik që e pati me Real Madridin dhe me Kombëtaren e Francës.

Sulmuesi francez e fitoi Topin e Artë për vitin 2022, të cilin e ndan revista franceze “France Football”.

34 vjeçari ishte më meritori për sukseset e “Los Blancos”, të cilët i fituan krejt trofetë e rëndësishëm, mbi të gjitha Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

“Jam mjaft i lumtur. U realizua ëndrra ime fëmijërore. Kam kaluar periudha të vështirë, por gjithmonë kam besuar se një ditë do ta fitoj këtë trofe. Jam krenar për rrugëtimin tim. Vitet janë veç numër. I falënderoj të gjithë, presidentin Florentino Perez, familjen, prindërit, të gjithë. Ky Top i Artë është një çmim individual, por nuk do ta kisha fituar pa ndihmën e ekipit”, ka thënë Benzema pasi fitoi këtë çmim.

Ai i la prapa Sadio Manen e Bayern Munichut dhe Kevin de Bruynen e Manchester Cityt dhe u bë lojtari i dytë më i vjetër në histori që e fiton Topin e Artë.

Në konkurrencën e femrave, lojtarja më e mirë në botë u zgjodh Alexia Putellas e Barcelonës.

Çmimi i lojtarit më të mirë të ri të vitit i takoi super-talentit të Barcelonës, Gavi.

Çmimin e portierit më të mirë e fitoi portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois.

Golashënuesi më i mirë i vitit me çmimin ‘‘Gerd Muller Trophy” u kurorëzua Robert Lewandowski i Barcelonës.

Me çmimin si lojtari më solidar dhe human u stolis Sadio Mane i Bayern Munichut.

Kurse, klubi më i mirë i vitit befasisht u zgjodh Manchester City, i cili i la prapa Liverpoolin dhe Real Madridin.