Kapet tifozi që e sulmoi portierin e Arsenalit gjatë derbit të Londrës Veriore

Një tifozë i Tottenhamit është akuzuar për sulm pasi që goditi në shpinë portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale të dielën pas derbit të Londrës Veriore.

Tifozi është identifikuar nga Policia Metropolitane me emrin Joseph Watts dhe është 35 vjeçar nga Hackney. Ai do të paraqitet para Gjykatës në Highbury më 17 shkurt.

“Një burrë është akuzuar për sulm ndaj futbollistit të Arsenalit pas ndeshjes në stadiumin e Tottenham Hotspur më 15 janar”, shkruan në një deklaratë që është bërë nga autoritetet të martën. “Joseph Wats, 35 vjeçar (23.06.87) nga Hackney është arrestuar të martën më 17 janar, jo vetëm për sulmin por edhe për lansimin e një flakadan, të dyja në kundër shtim me aktin për fyerje sportive të aktit 1991”.
Pas skenave tensionuese mes futbollistëve të Arsenalit dhe Tottenhamit ku Topçinjtë 2-0 fituan 2-0, Ramsdale nuk ishte në dijeni kur u godit në shpinë nga ky tifoz.

Federata Profesionale e Futbollistëve (PFA) dhe Tottenhami e kanë dënuar këtë akt, me Spurs që kanë bashkëpunuar në hetimin e Policisë.

“Ne jemi të tmerruar nga sjellja e një tifozi që tentoi ta sulmojë portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale në fund të ndeshjes”, thuhej në deklaratën e Tottenham.

“Dhuna e çfarëdo forme nuk ka vend në futboll. Klubi i ka shikuar xhirimet e CCTV për ta identifikuar tifozin dhe do të punohet me policinë, Arsenalin dhe Aaron Ramsdale që të merren të gjitha masat e duhura, përfshirë edhe mos lejimin e këtij tifozi më në stadiumin Tottenham Hotspur”.