TIRANË- Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur në SPAK. Abcnews mëson se ai është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj, në cilësinë e deklaruesit, për privatizimin e një ish-fabrike buke.
Ai u largua nga drejtimi i ministrisë në vitin 2016, ndërsa postin e tij e mori Arben Ahmetaj. Ndërkohë, pritet që detaje të reja të dalin në dritë në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Cani