Interi fitues i Superkupës së Italisë (VIDEO)

Interi ka mposhtur AC Milanin në derbin e qytetit që kësaj here u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite. DiMarco (10’), Dzeko (21’) dhe Lautaro Martinez (77’) shënuan golat për Zikaltërit do të kthehen në Itali me një trofe të ri në vitrinën e tyre

Interi e ka deklasuar AC Milan në “Derbin della Madonina” për ta fituar Kupën e Italisë.

Interi do të arrinte të goli i parë në këtë ndeshje në minutën e 10 të ndeshjes. Ishte një kundërsulm i shpejtë i Zikaltërve ku Barella gjeti për mrekulli DiMarcon që bëri një goditje të fortë më të majtën e tij për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Fituesit e Kupës së Italisë nuk vonuan shumë dhe e dyfishuan rezultatin.

Goli i dytë prapë ishte si rezultat i një kundërsulmi ku Alessandro Bastoni pasoi për sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko që shënoi golin e dytë në minutën e 21-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi komode të Interit.

Në pjesën e dytë AC Milan vazhdonte të kishte posedimin që nuk mjaftonte që ata të ngushtonin epërsinë e Interit.

Prapë Interi ia doli të shënoi golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 77-të.

Skriniar dërgoi topin të sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez që shënoi një gol të bukur me të jashtmen e tij për t’i dhënë vulë fituesit të kësaj ndeshje.

Kështu Interi fiton Superkupën e Italisë, që është edhe trofeu i parë i kësaj skuadre që e arrin në Vitin e Ri 2023.