Andres Iniesta ka insistuar që ishte momenti i duhur për t’u larguar në Japoni, pasi që ai u largua nga Barcelona për Vissel Kobe më 2018
Legjenda e Barcelonës kishte zgjedhur që të largohet nga klubi katalunas në majin e 2018-ës, pasi që kishte fituar La Ligën. Ai nënshkroi kontratë tri vjeçare me skuadrën japoneze Vissel Kobe pas kësaj, të cilën kontratë e zgjati edhe për dy vite në sezonin 2021. Në një intervistë me The Athletic, Iniesta insistoi që ka marrë vendimin e duhur për t’u larguar nga klubi, pavarësisht së kishte nënshkruar një kontratë që do të qëndronte përgjithmonë në Camp Nou.
“Kalimi në Japoni ishte vendimi i duhur”, tha Iniesta. “U desh ta pranoja. Isha i lumtur dhe i bindur që ishte momenti i duhur. Koha, për fat të mirë, me tregoj që kisha të drejtë. Ishte vendim i drejtë si në nivel sportiv ashtu edhe në nivel familjar.
Iniesta kishte formuar një partneritet të frikshëm në mesfushën e Barcelonës me Xavin, ku luajtën së bashku për 10 vite. Ai e përfundoi karrierën e tij në Barça me 601 paraqitje për klubin.
Kontrata e mesfushori skadon pas 12 muajve. Çfarë do të ndodh pastaj, mbetet të shihet.