Jerome Sinclair ishte konsideruar si njëri prej talenteve më të mëdhenj të Liverpoolit, për të cilën skuadër debutoi në moshën 16 vjeçare
Jerome Sinclair është futbollisti më i ri që ka debutuar ndonjëherë për Liverpoolin, por jeta e tij ka marrë një kthesë që askush nuk e ka parë për një dekadë.
26 vjeçare ishte thënë se do të jetë Raheem Sterlingu i ri, bëri debutimin e tij zyrtar për Reds në moshën 16 vjeçare e gjashtë ditë, më 26 shtator të vitit 2012, në një fitore 2-1 kundër West Bromwich Albion në Carabao Cup.
Brendan Rodgers vendosi ta fusë atë në lojë për ta zëvendësuar Samed Yeil. Në këtë ditë, Siclair kaloi Jack Robinson duke u bërë futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëaherë për Liverpool.
Karriera e çrregullt e Jerome Sinclair
Pas debutimit të tij, Sinclair vazhdoi për të shkëlqyer me skuadrën e re të Liverpoolit. Ai pati edhe pesë paraqitje të tjera me skuadrën seniore para se të huazohej dhe kishte shënuar njëherë për Reds.
Goli i tij erdhi gjatë kohës kur Liverpoolin e drejtonte Jurgen Klopp dhe ai u shënua gjatë sezonit 2015/16 në ndeshje e Liverpool në FA Cup kundër Exeter. Sinclair priti deri në marsin e vitit 2015 për ta bërë debutimin e tij në Premier Ligë dhe e bëri këtë gjatë kohës sa ishte i huazuar me Wigan Athletic.
Më 2016, Singlair nënshkroi me Watford dhe bëri 12 paraqitje para se të huazohet prapë në Wigan Athletic, Birmingham City, Sunderland, Oxford United, VVV-Venlo dhe CSKA Sofia.
Tani ai është pronar i një restoranti ku shet pula të pjekura
Pasi kaloi një vit pa luajtur pa asnjë skuadër, Sinclair u kthye në stërvitje në Oxford United por karriera e tij si futbollist profesionist praktikisht kishte përfunduar për shkak të lëndimeve të shpeshta dhe vendimeve të tij të gabuara.
Në korrik të vitit 2023, Sinclair bëhet pronar i një zinxhiri restorantesh në Birmingham për të punuar në një restorant të pulave të skuqura, e që quhet Morley.
“Morley po vjen në Birmingham këtë muaj”, ka lajmëruar kompania.
“Ne po vijmë! Mirë së erdhe në familjen e Morley, Jerome Sinclair”.