Haaland tregon kush e bindi të transferohej te Man City

Lojtarët e Manchester City, Erling Haaland dhe Riyad Mahrez dhanë një intervistë për shtyp për klubin.

Sulmuesi norvegjez vuri në dukje se fjalët e algjerianit e bindën atë të transferohej në klubin e Mançesterit nga Borussia Dortmund.

Në verën e vitit 2021, lojtarët kryqëzuan rrugët me pushime në Mykonos të Greqisë.

Haaland: Nuk folëm gjatë, por ju më thatë që duhet të transferohesha te City, se atmosfera ishte e mirë. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të shijoj atmosferën në ekip çdo ditë. Nuk më the shumë, por mua më mjaftoi”.

Mahrez: “Nuk mendoj se duhet të bind lojtarët që të shkojnë te Man City sepse të gjithë duan të luajnë për një ekip të tillë. Ne kemi një skuadër të madhe, djem të shkëlqyer dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.