Gjendje alarmante në Mitrovicë, banorë të shumtë pa strehë – flenë nëpër vetura

Ata thonë se veturat po i shfrytëzojnë për të bërë gjumë natën, raporton Klan Kosova.

Kjo ngase niveli i ujit nuk ka rënë në oborret e shtëpive të tyre dhe qasjen e kanë krejt të pamundur në to.

Këta thonë se tek këtë të shtunë janë vizituar nga komuna dhe ndihmuar me pako ushqimore dhe ujë.

Megjithëkëtë, nuk dinë se kah do t’ia mbajnë meqë edhe para 2 vjetësh janë goditur po në këtë mënyrë.

Veçse, për këtë gjendje fajësojnë faktorin njeri dhe ndërhyrjet që janë bërë në lumenjtë e qytetit.

Dëmet e mëdha që ju janë shkaktuar këtyre familjeve përfshijnë edhe veprimtarinë e bletarisë.