Gattuso nervozohet keq me mediat, largon me forcë kamerat

Valencia është sërish në gjendje krize pas humbjes së mbrëmshme ndaj Real Valladolidit.

“Los Che” e filloi sezonin me shumë optimizëm rreth një ekipi të ri nën drejtimin e Gennaro Gattusos, por që nga fundi i tetorit, Valencia është në rënie të lirë.

Ish-trajneri i Milanit po lufton për të marrë rezultate pozitive nga ekipi i tij. Valencia renditet në pozitën e 14-të me 20 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.

Pas ndeshjes, pas mbërritjes së tyre në Valencia, Gattuso iu drejtua tifozëve, me lojtarët që qëndronin prapa tij në distancë.
Trajneri italian u pa duke i thënë një tifozi të mllefosur se “unë jam më përgjegjës për këtë”.

Megjithatë, ai nuk e pranoi me mirësjellje praninë e mediave. Gattuso i nervozuar largoi fizikisht dy herë kamerat e “A Punt Esports”.

Presioni mbi Valencian dhe Gattuson mund të rritet edhe më shumë, pasi në mesajvë “Lakuriqët” do të luajnë në udhëtim kundër Real Madridit.