Taulant Seferi po i shijon pushimet e fundvitit në vendlindjen e tij në Kumanovë, shkruan Open-TV.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Vorskla nga Ukraina mbrëmë ka ndjekur edhe ndeshjet e turneut Arena Cup në Hotël të komunës së Likovës.
Open-TV ka shfrytëzuar këtë moment për realizimin e një intervistë të shkurtër ekskluzive.
“Situata nuk është normale, por kampionati zhvillohet dhe duhet të zhvillohet, edhe pse ndeshjet luhen pa tifoz”, deklaroi në intervistën për portalin tonë Open-TV, Taulant Seferi.
Ai tha se në Ukrainë, për shkak të luftimeve, iu ka ndodh që ndeshjet shpeshherë t’ju ndërpriten.
“Na ka ndodh shpesh që gjatë ndeshjeve kampionale të ndërpriten lojat për shkak të bombardimeve, është gjuajtur edhe me raketa, por sic thash kampionati duhet vazhduar”, tha Taulant Seferi.
Seferi tha se Vorskla është ekip me histori dhe vjen mennjëherë pas Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetck.
“Vorskla është një ekip me shumë histori në kampionatin ukrainas. Menjëherë pas Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetck vjen Vorska. Çdo futbollistë kur ndërron ambient i nevojitet kohë për përshtatje, kështu që edhe unë tani jam ambientuar dhe jam i kënaqur nga paraqitjet e mia”, përfundoi Taulant Seferi, futbollisti shqiptar nga Kumanova. /Open-TV.