Ftesa që partitë politike shqiptare ti bashkohen frontit proeuropjan është sikurse nje çifti të martuar e të lumtur ti sygjerohet që të rimartohet


Ejup Berisha

Në Frontin Pro-Europjan duhet të ftohen partitë të cilat janë kundër antarsimit të vendit në Bashkimin Europjan apo dhe ato të cilat edhe kur bëhej fjalë për antarsimin e RMV-së në NATO ishin kundër kësaj ideje.Këto janë dy partitë në kampin politik maqedonas të cilave për shkaqe parimore nuk do tua përmendi emrin në këtë tekst, këtë gjë nuk do ta bëj edhe për faktin se njohësit e rrethanave politike te ne e dinë mirë se për cilat parti bëhet fjalë.Pra subjektet e tilla momentalishtë janë kategorikisht kundër antarsimit të RMV-së në BE dhe përsëris të njëjtat akoma e kundërshtojnë antarsimin e vendit në NATO edhe pse kjo gje tanimë ka ndodhur. Në frontin proeuropjan nuk duhet të ftohen partitë politike shqiptare që veprojnë politikisht këtu në vendin tonë pasiqe këto pa dyshim edhe nëse janë si
dhe nëse nuk janë pjesë e Qeverisë të njëjtat janë të rreshtuara në frontin e integrimit Europjan të vendit. Ndërsa qështja e ketij integriimi nuk guxon të jetë monopol i një subjekti politik kjo pra duhet tu jetë e çartë të gjithë faktoreve politike këtu në RMV. Është absurd që dikush të fton dikë në frontin proeuropjan kur në kampin politik shqiptar nuk ka parti me disponim negativ kundër NATO-s dhe kundër BE-së. Unë personalisht nuk shpreh kurrfar dyshimesh për orientimin proeuropjan të Partive politike shqiptare deri më një, kjo bindje e ime vlenë edhe për Aleancën për Shqiptarët ASH-në. Parti kjo e cila pritet që së shpejti të bëhet pjesë e Qeverisë së RMV-së. Nuk është mirë që diksuh të merr të drejtën dhe ti ftoj në front të përbashkët proeuropjan partitë politike shqiptare të cilat tanimë tërë kohës janë pjesë e të njëjtit front. Nuk mund tu bësh ftesë atyre që e valvitin flamurin e BE-së që të bëhen pjesë e frontit të integrimit europjan. Shkurt thënë nuk është mirë ti ftosh partitë politike që të bëhen pjese e një fronti ku ata tanimë tërë kohës jo vetëmse që janë pjesë e tij por edhe të cilat tërë kohës kontribuojnë me vendosmëri që të ndodhë integrimi. Ftesa për front të përbashkët europjan me ngjanë në atë situatën kur disa individ ketu te ne para më shumë se dy dekadave dilnin rrugëve të kryeqytetit tonë dhe pjestarëve të fesë islame u bënin ftesa që të behen mysliman.Apo dhe kjo i ngjanë situatës kur një cifti të martuar dhe të lumtur i sygjerohet që sërish të bëj dasëm dhe të rimartohet. Dhe kur jemi te fronti proeuropjan këtu në RMV kontestues ketu pra janë vetëmse dy partitë politike të bllokut politik maqedonas të cilat hapur janë shprehur dhe vazhdojnë akoma të shprehen kundër antarsimit të RMV-së në BE si dhe të cilat edhe më herët ishin kunder antarsimit te RMV-se ne NATO. Këto pra duhet të ftohen që të jenë pjesë e frontit proeuropjan pasiqë është e qartë se të njëjtat nuk janë pjesë e këtij grupimi.