Formacionet e mundshme Inter-Napoli: Serie A rikthehet me një “përplasje titanësh”, Lukaku projektohet titullar

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, stadium San Siro do të presë një nga sfidat më të bukura të kampionatit, ku Interi do të përballet me Napolin. Stadiumi ikonik i Italisë, do të jetë i mbushur me kapacitetin e plotë, ku vetëm para disa ditësh, ishin shitur rreth 70 mijë bileta.

Zikaltërit do të futen sot në fushë me disa statistika favorizuese ndaj Napolit në San Siro. Në 5 ndeshjet e fundit mes tyre në fushën e Interit, zikaltërit kanë fituar 3 nga këto sfida, ndërsa dy të tjerat kanë përfunduar në barazim.

Por kujdesi duhet të jetë maksimal për skuadrën e Inzaghit, pasi Napoli jo vetëm që është kryesues në kampionat, por në 15 ndeshje të luajtura në total në Serie A, të kaltërit e Spallettit kanë fituar 13 prej tyre dhe kanë barazuar 2 herë, pra nuk ka asnjë humbje dhe cilësohet aktualisht si i vetmi klub evropian i cili nuk njeh humbje.

Lajm i mirë për Inzaghin, pasi do të ketë në dispozicion Romelu Lukakun, madje me shumë mundësi do të jetë titullar bashkë me Dzekon. Ndërsa Lautaro do ta nisë ndeshjen nga stoli, pasi nuk ka shumë që është rikthyer nga pushimet e tij pas Kupës së Botës në të cilën u kurorëzua kampion, raporton abcnews.al.

Probleme hasen në mesfushë, ku Brozovic nuk do të jetë në dispozicion pasi vuan një shqetësim në pulpë. Në dyshim është dhe mbrojtësi holandez De Vrij, ku me shumë ngjasa vendin e tij do ta marrë mbrojtësi Italian, Acerbi.

Nga ana tjetër, Napoli do të futet në fushën e lojës i kompletuar, vetëm Rrahmani është në dyshim për këtë sfidë pasi ka përjetuar një dëmtim të vogël muskular. Sulmi i të kaltërve do të përbëhet nga treshja Kvaratskhelia-Osimhen-Politano, një treshe tepër kërcënuese për mbrojtjen e Interit.

Aktualisht, Napoli ndodhet në vendin e parë me 41 pikë, 8 pikë më shumë se vendi i dytë në të cilin ndodhen kampionët aktualë, Milani. Nga ana tjetër, Inter ndodhet në vendin e 5-të me 30 pikë.

Formacionet e mundshme