Feros i caktohet një muaj paraburgim, për çka dyshohet ai

Reperit nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur si Fero, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh i dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmin për këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aproviuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”.