Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë thuhet se ata kanë biseduar: “Ata shkëmbyen mendime për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në vizitat e fundit të shefes së diplomacisë Fajon në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi”.
Fajon për vizitë ka qenë në Kosovë javën e kaluar, është takuar me krerët e vendit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.