E bija fitoi çmimin e jurisë në Festivalin e Belgjikës, Robert Aliaj: Për Eurovizion zgjodhën një këngë pazari

Gala Dragot është shqiptarja që po na bën krenarë të gjithëve në botë. Ajo ka fituar çmimin e jurisë në Festivalin e Belgjikës, dhe vetëm 7 vota e ndan nga çmimi i publikut për të përfaqësuar vendin në Eurovizion.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, babai Galës, artisti i njohur, Robert Aliaj Dragot, tregoi emocionet e kësaj eksperience dhe zhgënjimin që ai pati, pasi kënga fituese ishte shumë e zakonshme.

Sipas Robertit, votimi online nuk funksionoi si duhet, ndryshe nga kontrata.

“Juria e dha fituese Galën dhe pastaj votat e publikut, për 7 vota më shumë në fakt mes qindrave votave, fitoi një këngë qesharake, këngë nga këto të festave të pazarit të ditës së dielë siç quhet.

Tani unë dukem sikur kam urrejtje, nuk kam fare. Thjesht në një moment ëndërrova sepse më erdhën përfaqësues nga labeli Univers dhe më thanë që Gala ka fituar, sepse kishte një problem në sistemin e votimin. Nuk funksionoi sistemi i votimit online dhe në kontrat është e qartë që thotë kur sistemi nuk funksionon, mbetet në fuqi vota e jurisë. Ishin gati 90 veta, ku katër ishin vetëm në skenë. Gala nuk diskutohet që ishte pothuajse e vetme në freskinë që sillte, vetëm 17 vjeçe dhe solli një dimension muzikor ekstrem. Po të flas do të duket shumë e vështirë por nuk ja vlen. Por ne jemi happy se fituam, pavarësisht se nuk do të përfaqësojmë Belgjikën”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al