“Dua të bëhem një gjysh i lavdishëm 90 kilogramësh”, Guardiola tregon se ku planifikon të jetojë pas pensionimit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka treguar se çfarë do të bëjë kur të pensionohet.

“Do të kthehem në shtëpi te Barcelona. Por atëherë do të bëhem më i vjetër. Fëmijët e mi tashmë do të jenë të pavarur dhe unë dhe gruaja ime ndoshta do të kalojmë një vit të tërë me pushime në një vend tjetër. Jo në Nju Jork, por diku tjetër. Por jemi vetëm ajo dhe unë, së bashku.

Por unë do të kthehem te Barcelona. Më mungon 25 gradë për 11 muaj, ushqimi, deti dhe era. Ju hapni perdet dhe shihni këtë shkëlqim në sytë tuaj. Më mungojnë shumë miq, të ulem në stadium dhe të shikoj klubin e zemrës sime, shumë e shumë gjëra që nuk jam në gjendje t’i bëj tani.

Për shembull, nuk mund të mësoj të gatuaj, të udhëtoj në vende të reja, të luaj golf çdo ditë, të ha tepër çdo ditë për t’u bërë një gjysh i lavdishëm 90 kilogramësh. Kjo është ajo që do të bëj”, tha Guardiola, 52 vjeç.