Dritan Abazoviqi : E rrita pagën mesatare në 720 euro, dhe prapë u shkarkova

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë vizitës në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ka folur për arsyen e shkarkimit të tij.

Ai thotë se edhe përkundër rritjes së pagës mesatare nga 550 në 750 euro, parlamenti malazez e shkarkoi.

“Ne kemi ofruar modelin që mund të jetë produktiv për Malin e Zi, dhe jam shumë krenar për të arriturat në 8 muajt e fundit në Mal të Zi. Papunësia në Mal të Zi është në nivelin më të ulët historik. Ju them këtu se rroga mesatare në Malin e Zi nga 550 euro ka shkuar në 720 euro”, tha ai.

Tutje, ai tha se qeveria e tij, tashmë teknike, po punon më mirë sesa kur e kishte mandatin e plotë.