Chelsea pranë goditjes së madhe në merkato, ylli portugez pranon transferimin në Londër

Ylli portugez i Atletico Madrid, Joao Felix, ka zbuluar tashmë se te cili klub preferon të transferohet.

Sipas David Ornstein nga “The Athletic”, Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale për të firmosur me Joao Felix në formë huazimi deri në fund të sezonit. Marrëveshja nuk është finalizuar ende, por Chelsea dhe Felix kanë arritur marrëveshjen së bashku për të firmosur këtë muaj.

Huazimi do t’i kushtojë Chelsea-t rreth 10 milionë paund. Felix do të forconte linjën e sulmit të skuadrës së Potter dhe 23-vjeçari tashmë ka shpjeguar se cili pozicion i përshtatet më së miri atij.

“Pozicioni im më i mirë është si sulmues i dytë, duke luajtur si një numër 10-të, me një sulmues përpara meje”, tha Felix duke folur për “The Athletic”.