Bytyqi- Kazuja: Ka potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik


Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka realizuar sot takim me ambasadorin e Japonisë, Ocuka Kazuja. Në takim është theksuar se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë në nivel të lakmueshëm, si dhe ekziston potencial i madh për avancim të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Kazuja është pajtuar se me hyrjen e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, vendi ynë është një partner i qëndrueshëm dhe i sigurt për investitorët, ndërsa shprehu mbështetje për procesin tonë eurointegrues.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se politikat ekonomike të Qeverisë kanë për qëllim tërheqjen e investimeve të reja të kompanive shumë të zhvilluara teknologjikisht, siç ka padyshim edhe në Japoni, por edhe që synimi i Qeverisë është të ngritët konkurrenca e vendit dhe të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë kompanitë në zinxhirët globalë të kompanive prodhuese. Bytyqi njëherësh shprehu mirënjohjen e tij drejt ambasadorit japonez për mbështetjen që jep vendi i tij për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe për faktin se Japonia është një nga donatorët më të mëdhenj për realizimin e programeve dhe projekteve konkrete me fonde nga populli japonez të cilat zbatohen përmes Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JIKA).

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Kazuja, ranë dakord që në periudhën në vijim do t’i përkushtohen realizimit të projekteve të përbashkëta ekonomike me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve mike.

Kazuja shprehu kënaqësinë që vendi ynë tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në “Osaka Ekspo” të vitit 2025, tema e së cilës do të jetë “Krijimi i një shoqërie të ardhshme për jetët tona”.