Burri gjen një shishe në lumë, brenda saj ndodhej një mesazh 40-vjeçar


Një burrë teksa lundronte në Luiziana gjeti një mesazh gati 40-vjeçar në një shishe dhe ishte në gjendje të kontaktonte autorin.

Jeremy Weir, nga Coast, tha se ai po lundronte në lumin Pearl pranë Bogalusa, kur vuri re një shishe birre të vjetër Grolsch në ujë.

Weir e solli shishen në shtëpi, ku gruaja e tij vuri re diçka brenda. Ajo hapi shishen dhe gjeti një mesazh të shkruar me dorë nga 3-vjeçari David Blanks.

Mesazhi, i shkruar me sa duket me ndihmën e të afërmve të Blanks-it, mbante datën 4 qershor 1983 dhe përfshinte një numër telefoni që rezultoi se ishte një linjë fikse e përdorur ende nga prindërit e tij.

Prindërit e Blanks i dhanë Weir-it numrin e tij aktual të telefonit dhe ai ishte në gjendje të kontaktonte autorin e mesazheve tashmë të rritur.

Blanks bisedoi me të afërmit që ishin të pranishëm kur ai hodhi shishen në ujë dhe mësoi se ajo ishte hedhur në afërsi të qytetit të lumit Pearl, rreth 35 milje nga vendi ku Weir e gjeti.

Weir u shpreh se shpreson të takohet me Blanks së shpejti për t’i kthyer shishen dhe mesazhin.