Bashkim Hasani zv/ministri i Mbrojtes është reshtuar pas Musa Xhaferit apo thënë është futur në “Grupin e Zjarrit” që janë kundër Ali Ahmetit.
Por në përjashtim të Bashkim Hasanit që është reshtuar me “Grupin e Zjarrit”, babai i i Bashkimit, Nafi Hasani është kundër Musa Xhaferit dhe politikave të mbrapshta të Grupit të Zjarrit e që bën pjesë edhe Nevzat Bejta.
Reshtimi me moton ” Bashkë për Europë” tregon qartë vizionin e Ali Ahmetit dhe rrugës së shpejt drejt Bashkimit Evropian, ku shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe parti politike shqiptare dhe maqedonase janë bashkuar në një frontë të përbashkët që vendi të jetë anëtare e BE-së.
Bashkim Hasani si zv.ministër është rasti tipik dhe i veçant se si një ministër proteston kundër vetës, pasi “Grupi i Zjarrit” në krye me Musa Xhaferin thonë se ky ekzekutiv i Ali Ahmetit është ekzekutivi më i dobët ku bën pjesë edhe vet Bashkimi.
Kur ta krahasosh Nafi Hasanin i bie që babi është më vizionar se djali, Bashkim Hasani, pasi Nafi Hasani është reshtuar për të ardhmen e të birit, ndërsa i biri kundër të ardhmes së vet.
Nafi Hasani në tubimin e BDI-së në Bogovinë me Ali Ahmetin
Bashkim Hasani në tubimin e “Grupit të Zjarrit” me Musa Xhaferin në Kërçovë