Arta Nitaj shkon me rroba provokuese në bibliotekë

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe pozat provokuese.

Së fundmi, ish-aktorja e “O Sa Mirë” është shfaqur mjaft provokuese në disa fotografi të reja, ku ka pozuar e veshur me një palë tuta të zeza mjaft atraktive.

Fillimisht, Nitaj pozoi në ambientin e një bibliboteke me libra, gjersa më vonë realizoi edhe një tjetër fotografi para pasqyrës.

Në këtë fotografi, ajo dukej tejet tërheqëse teksa vinte në pah barkun e saj të tonifikuar, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj trupore.