Arsenali fiton, përballet me Manchester City në rrethin e katërt

Arsenali ka fituar sot në Kassam Stadium ndaj Oxford United me rezultat 0-3. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë nga Mohamed Elneny (63’) dhe Eddie Nketiah (70’, 76’) shënuan për Arsenalin që pas kësaj ndeshje do të luan kundër Manchester City në rrethin e tretë të FA Cup

Arsenali ka fituar me rezultat 0-3 ndaj Oxford United për të kaluar në rrethin e katër të FA Cup të Anglisë.

Pjesa e parë përfundoi e barabartë derisa rastet më të mira për të shënuar gol në pjesën e parë i patën Lokonga në minutën e 35-të dhe Eddie Nketiah në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë Arsenali vazhdonte të sulmonte por rasti i parë në fillim i takoi Oxfordit me Mat Taylor në minutën e 49-të por që nuk arriti që ta mposht portierin e Arsenalit me emrin e njëjtë.

Saka do të kishte rastin e parë për Arsenalin në minutën e 56-të të ndeshjes por që nuk e zhbllokoi sfidën derisa goli erdhi në minutën e 63-të.

Vieira bëri një pasim të mirë për Mohamed Elneny i cili finalizoi një gol të mirë me kokë.

Fabio Viera ishte kreator edhe i golit të dytë për Arsenalin.

Ai bëri kësaj radhe një pasim perfekt për Eddie Nketiah në minutën e 70-të, i cili kaloi portierin dhe shënoi golin e dytë për të shënuar golin e dytë në këtë ndeshjet.

Gjashtë minuta më vonë Nketiah shënon edhe golin e dytë për Topçinjtë. Kësaj radhe ai u shërbye nga Gabriell Martinelli e ky anglezi bëri përsëri një finalizim maestral për të shënuar golin e dytë të tij personal në këtë ndeshje dhe të tretin për liderët e Premier Ligës.

Arsenali ka mundur të shënoi edhe golin e tretë në këtë ndeshje por Emile Smith-Rowe shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 81-të.

Në minutat në vazhdim, skuadra e Ligës së Parë të Anglisë (divizioni i tretë) nuk ishte e fuqishme për të bërë më shumë në këtë ndeshje dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-2.

Arsenali pas kësaj fitoreje kalon në rrethin e katër të FA Cup ku do të luajë kundër Manchester City. Ndërkaq në vikend Arsenalin e pret derbi i Londrës Veriore kundër Tottenhamit.