Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Tottenhamit, në kuadër të javës së 20-të në Premierligë.
Një goditje e Sakas, nuk u ndal mirë nga portieri Hugo Lloris, i cili e dërgoi topin në portën e vet për 0:1 në minutën e 14-të të ndeshjes.
Epërsia u dyfishua në minutën e 36-të, kur Odegaard realizoi një gol të bukur nga distanca.
Në pjesën e dytë, Tottenhami e mori iniciativën dhe pati shumë raste shënimi, megjithatë portieri Ramsdale ishte në krye të detyrës.
Me këtë fitore, Arsenali tani shkon në kuotën e 47 pikëve, tetë më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, Tottenhami mbetet i pesti me 33 pikë, pesë më pak se Manchester United dhe Newcastle.