Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në fjalën e tij në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual tha se vendi tani ndodhet para një procesi delikat dhe shumë të rëndësishëm, atë të ndryshimeve të nevojshme kushtetuese që të vazhdohet pa pengesa në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit evropian (BE).

“Jemi në një proces i cili do po aq kujdes, që duhet trajtuar si bebja, pasi po se trajtove beben si duhet i thyhet qafa, edhe ky proces është po aq delikat. Ndryshimet kushtetuese na hapin mundësinë e fillimit të mbarë të hapjes së negociatave dhe kapitullit të parë për anëtarësim në BE. Dhe kjo ditë nuk është e largët për arsye se skriningu po mbaron, dhe në nëntor pas mbarimit të skriningut mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Evropës dhe vendit tonë”, deklaroi Ahmeti.

Kreu itegristë potencoi se ndryshimet kushtetuese domosdo duhet të bëhen për arsye se është marrëveshje detyrimisht e respektueshme.

“Nuk ka vullnet të mirë prej një pjese të partive politike, këtë rast opozitës maqedonase, që herë pas herë hisen ja mbanë edhe një parti shqiptare për gjoja zgjedhje të parakohshme dhe kjo do na bëhet një litar i zgjatur, po aq sa na zgjati mos zgjedhja e kontesti me palën greke. Kjo do të ndodhë pas dy apo tre muajsh, por duhet të ndodh, sepse është në të mirën e qytetarëve të këtij vendi. Është një mision i përbashkët për të gjithë, sepse të mirat që do të vijnë nuk do të vijnë vetëm për shqiptarët por të gjithë”, tha Ahmeti.