Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gradishtë-Spolat në Divjakë.
Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë shoferi. Sipas raportimeve, viktima është shtetasi Leonard Dushku.
Mësohet se katër pasagjerët që ndodheshin në automjet janë lënduar dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.