Aguero i kthehet fushës së blertë në një ndeshje për skuadrën e Barcelonës nga Ekuadori

Sergi Aguero ka lajmëruar se ai do ta lërë pak pensionin jashtë për të luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën nga Ekuadori, Barcelona Sporting Club.

Ish futbollisti i Argjentinës, i cili është parë duke festuar në maksimum triumfin e vendit të tij në Botëror në Katari 2022, ishte detyruar që të pensionohet në dhjetor të vitit 2021, derisa ishte pjesë e gjigantëve të La Ligës, Barcelonës, pasi që kishte probleme shëndetësore me zemër.

Aguero ishte diagnostifikuar me një problem në zemër që e pengonte atë që të vazhdonte karrierën gjë që bëri që ai të pensionohet dhe të mbetet golashënuesi më i mirë i Manchester City i të gjitha kohërave, por ai tani pritet që të kthehet në fushë më 28 janar për të luajtur një ndeshje miqësore kunjdër Noche Amarilla.
“Pres me padurim të luaj kundër Noche Amarilla, të argëtohem dhe të kalojë mirë me tifozët e Barcelona S.C. Jam konsultuar me kardiologun, jam shumë mirë dhe tani kam filluar të stërvitën, kështu që do të luajë në Noche Amarilla. Shpresoj që të argëtohem dhe ta ndjejë fushën përsëri”, tha Aguero.

34 vjeçari shtoi se ai do ta përfaqësojë një klub që është themeluar nga spanjolli Eutimio Perez dhe është emëruar sipas emrin të qytetit të ikonës së këtij klubi. “Unë dola për të ngrenë në Katar dhe isha duke e shikuar ndeshjen e parë të Ekuadorit në Botëror. Disa fansa të Barcelona S.C me njohën dhe me kërkuan që të vija në Noche Amarilla.”

Aguero, i cili ka luajtur po ashtu 101 ndeshje për Argjentinën dhe i ndihmoi ata ta fitojnë trofeun e Copa Amerika më 2021, ka luajtur vetëm 165 minuta në Barcelonë pasi që kishte kaluar aty si futbollist i lirë, por më parë ai ka shënuar 260 gola në 390 paraqitje për Manchester City.