Arsenali ka shënuar fitore të madhe sonte në udhëtim ndaj Brighton në kuadër të Premierligës.
Topçinjtë triumfuan 2:4 dhe e mbyllën vitin 2022 në mënyrë të jashtëzakonshme.
Bukayo Saka kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, kurse Odegaard e dyfishoi epërsinë e Arsenalit.
Nketiah realizoi për 0:3 me të nisur pjesa e dytë, kurse më pas Brightoni u “ngjall”.
Mitoma e ngushtoi epërsinë në minutën e 65-të, kurse gjashtë minuta më vonë Odegaard realizoi për 1:4.
Ferguson e ngushtoi epërsinë në 2:4 në minutën e 77-të.
Në minutën e 89-të Brightoni shënoi sërish, por VAR-i e anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Arsenali tani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e parë, shtatë më shumë se Manchester City që gjendet në vendin e dytë.