Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford do të qëndrojnë në Manchester United të paktën deri më 30 qershor 2024.
Njoftimi u bë këtë mëngjes nga Erik ten Hag në një konferencë. Kontratat e këtyre katër lojtarëve do të skadonin më 30 qershor, por klubi ushtroi opsionin e rinovimit të njëanshëm edhe për një vit.
“Jemi të lumtur sepse po shkojmë në drejtimin e duhur dhe këta lojtarë kanë kontribuar shumë në rezultatet pozitive të fundit”, shprehej klubi.