Disa kilometra nga vendkalimi kufitar Bellanoca-Stançiç, i cili lidhë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën gjendet fshati Zhegër i komunës së Gjilanit. Muhadin Haziri, kryetar i këshillit të këtij fshati rrëfen kuptimin e emrit, lagjet që e përbëjnë këtë fshat….
“Ka 350 deri në 400 vite që ky emër ekziston. Flitet që në periudhën e mëhershme kjo zonë kanë këmbyer tregti në lokacione të ndryshme në atë kohë duke e marrë si bazë edhe Novobërdon dhe tash më komunën e Gjilanit dhe pjesë të ndryshme. Është këtu një vend afër kalasë që ne e quajmë korexhaj, e cila është e vendosur si lagje aty. Dhe, në atë kohë disa nga ata janë ndalë të bëjnë një pushim sekondar. Flitet që në atë kohë ato që ne i themi si kunja të zhegrës që hynë në zhgedhë koka e lopës dikujt i ka humbur ajo, dhe pas disa ditëve e ka gjetur atë pajisje dhe thuhet që prej atij momenti gjithmonë kur janë takuar rrugës e kanë lënë një vend për tu takuar-te vendi i quajtur Zhegër. Kështu thuhet se e ka prejardhjen Zhegra, emër që e mbanë edhe sot”, deklaroi Muhadin Haziri, kryetar i këshillit të këtij fshati.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni rrëfimin e plotë të tij për Open-TV.