Zgjedhjet për kreun e ri, Berisha: SPAK mbron dosjet e vrasësve, ndërsa Kim veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë me gazetarët ku komentoi zhvillimet e fundit në vendin tonë. Berisha cilësoi të turpshme deklaratat e kryeministrit, Edi Rama dhe amsadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPKA-ut, që janë duke u zhvilluar.

Më tej ai tha se Yuri Kim po mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Sipas Berishës, Yuri Kim mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Sipas tij ambasadorja Yuri Kim mban peng me dosje kreun e qeverisë.

Ndërkohë tha se SPAK është një institucion i korruptuar dhe se mbron dosjet e vrasësve.

“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë. Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.
Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.
Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama.
Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm”, tha Berisha.

Sot është dita e garës për zëvendësimin e tij. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kraja ka uruar tre kandidatët që garojnë për kryesinë e SPAK, ndërsa thekson se SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë.

3 kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili do të shpalosin platformat e tyre. Ai që do të bindë më shumë KLP-në do të marrë stafetën e SPAK deri në 2025-ën.
Për të shmangur cënueshmërinë, procesi do të monitorohet nga ambasada e SHBA.

Gjatë këtyre ditëve ambasadorja Juri Kim ka apeluar në mënyrë të vazhdueshme që zgjedhja e pasardhësit të Arben Krajës të mos ndikohet nga politika, raporton gazetari Ermal Vija.

Madje për të treguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, diplomatja amerikane ka zhvilluar takime me anëtarë të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Porosia ka qenë e prerë: pushteti duhet t’i mbajë duart larg për të mos manipuluar procesin. Ky është thelbi i reformës në drejtësi.

Në përgjigje të thirrjes së ambasadores kryeministri Rama deklaron se kreu i prokurorisë speciale nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada por nga vetë anëtarët e Këshillit të lartë të Prokurorisë. Edhe atyre Rama u ka kërkuar të mos influencohen nga askush por të v

/abcnews.al/