Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Granit Xhaka e ka dëshmuar edhe një herë tjetër pse është një lider dhe kapiten i padiskutueshëm.
Mesfushori i Arsenalit pas ndeshjes e ka veshur fanellën e Ardon Jasharit, shqiptarit tjetër që është pjesë e Zvicrës.
Për Jasharin nuk kishte minuta as sonte, teksa Xhaka vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në çdo ndeshje.