Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
As kjo ndeshje nuk kaloi pa provokimet e serbëve, të cilët nuk u pajtuan assesi me humbjen.
Gjatë ndeshjes, tifozët serbë filluan me thirrjet fashiste “Vritni shqiptarët”.
Sidoqoftë, shqiptarët Xhaka e Shaqiri e eliminuan Serbinë, teksa Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë.