VIDEO/ Momente emocionuese pas humbjes së Brazilit, djali i Perisic shkon të përqafojë Neymar

Humbja ndaj Kroacisë me penallti ishte shumë e dhimbshme për Brazilin, ku të gjithë lojtarët shpërthyen në lot.

Kush më shumë e kush më pak, por Neymar u fokusua nga kamerat në fushën e lojës pasi për të me të gjitha gjasat, ishte Botërori i fundit.

Një moment prekës ka ndodhur në fushën e lojës kur Neymar ishte duke qarë me të madhe. Shihet në horizont djali i ish-anësorit të Interit dhe i kombëtares kroate, Ivan Perisic. Djaloshi i vogël afrohet me shpejtësi drejt Neymar, por në një moment një pjestar i stafit të Brazilit nuk e lejon. Më pas, ka qenë Neymar ai që e ka lejuar, dhe djali i Perisic i ka dhënë dorën e më pas e ka përqafuar.

Gjithashtu edhe Perisic shkoi të përqafonte Neymar, ku u tregua fakti se respekti që kanë për sulmuesin e Brazilit është i madh.