VIDEO/ Momente emocionuese, gazetari preket para portierit dhe trajnerit të Marokut: Dua vetëm t’iu falenderoj

Maroku eliminoi Spanjën nga Kupa e Botës pas goditjeve të penalltive.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Portugalisë, prezent ka qenë portieri i Marokut dhe trajneri.

Ndërkohë, një moment prekes ka ardhur gjatë konferencës për shtyp, ku një gazetar nga Maroku mori fjalën dhe nuk kishte asnjë pyetje për të bërë, por vetëm falenderime.

“Unë jam një gazetar nga Maroku, por dua të flas në anglisht që ta kuptojnë të gjithë ata që janë këtu mesazhin tim. Ju sot keni bërë historinë. Unë nuk kam asnjë pyetje për ju. Dua vetëm t’ju falënderoj. Dua t’ju falënderoj sepse kjo arritje nuk ka ardhur kurrë më parë për futbollin e Marokut. Keni kthyer besimin e një gjenerate të tërë të Marokut.

40 milionë njerëz në Marok janë me sytë nga ju. Faleminderit trajnerit për punën që ka bërë. Sot ka shkruar historinë e Marokut. Tani jam me lot në sy. Faleminderit”, tha gazetari që u shoqërua me duartrokitje nga portieri i Marokut.