Lionel Messi po jeton me gjithë zemër çdo moment pas fitores së Kupës së Botës në Katar.
Festimet në Argjentinë për yllin e tretë në fanellë duket se nuk kanë fund. Të gjithë lojtarët e festuan titullin në mënyrën e tyre dhe u kthyen në vendlindjet e tyre për ta shijuar me bashkëqytetarët e tyre.
I fundit që ka dalë në dritë është Leo Messi, i cili u kap në video duke festuar e duke kënduar këngën e famshme “Muchachos”. Messi shkoi në Rosario për të takuar mikun e tij Luis Suarez dhe për të kaluar pushimet e krishtlindjeve së bashku.
Megjithatë, gjatë pushimeve, ylli argjentinas vazhdoi të festonte titullin dhe nuk humbi rastin të këndonte këngën që shoqëroi kombëtaren gjatë gjithë turneut. Gjithmonë pranë tij është bashkëshortja e tij bukuroshe, Antonella Roccuzzo.
Lionel Messi is living his best life.pic.twitter.com/tYdrwwkRHy
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 28, 2022