VIDEO / Djali i Mesit: “Tani jemi të emocionuar, dua të jem kampion i Botës” (VIDEO)

Pothuajse 46 milionë argjentinas presin që ditën e sotme të përfundojë pritja 36-vjeçare dhe Lionel Mesi me kombëtaren të shpallet Kampion i Botës. Pengesa përpara është nga ato më të vështirat pasi bëhet fjalë për Francë, kampione e botës në fuqi, mirëpo te “albicelestet” ndjejnë se ky është momenti i duhur. Për të shtuar dozat e ankthit dhe amocionit, mendon djali i Lionel Mesit që ka shkruar këngën “Muchachos” në ditarin e tij, ndërsa këtë pjesë e ka ndarë në rrjetet sociale, bashkëshortja e “pleshtit”, Antonella.

 

Kujtojmë se kënga “Muchachos” u bë e famshme pasi Argjentina fitoi titullin e “Copa America” duke mposhtur në finale rivalët e përjetshëm, Brazilin, ndërsa në një pjesë të vargjeve të saj theksohet dëshira për të fituar Botërorin e tretë, si dhe krenaria për vendlindjen e Maradonës, por edhe Messit.

“Kam lindur në Argjentinë, toka e Maradonës dhe Lionel. Nuk mund ta shpjegoj sepse nuk do ta kuptosh, finalet që kemi humbur sa shumë vite i kemi qarë. Por, kjo mori fund sepse finalen kundër Brazilit në Maracana e fitoi “Babai”. Djema, tani jemi sërish të emocionuar, duam të fitojmë të tretin, dua të jem Kampion Bote”, janë disa nga vargjet e këngës “Muchacho” që tashmë është shndërruar në një traditë që këndohet gjithnjë në stadium kur luan Argjentina, jo vetëm nga tifozët por edhe lojtarët e kombëtares.