Turma njerëzish në Serbi mblidhen duke kënduar këngë nacionaliste kundër Kosovës

Disa dhjetëra qytetarë u mblodhën në platojën përballë tempullit të Shën Savës në Serbi.

Ata kishin me vete flamuj të Serbisë e këndonin kënge nacionaliste serbe duke brohoritur “Kosova është Serbi”

Ky organizim filloi rreth orës 20:00 dhe pak më pas ata filluan të ecin drejt kishës së Shën Markut.

Mediat serbe thonë se nuk dihet organizatori i këtyre “protestave”, por që ato vijnë në “mbrojtje të serbëve në Kosovë”, pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ata i kanë bërë thirrje shtetit të Serbisë që të reagojnë në mbrojtje të serbëve në Kosovë