Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një lokal në Tiranë.
I plagosur i identifikuar si Edmond Papaj ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagë të marra. Ai u qëllua brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit.
Policia po punon për kapjen e autorit
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.