Rusia godet stacionet energjetike, Kharkiv për orë të tëra pa rrymë

Qyteti i i Kharkiv në Ukrainë ka mbetur pa drita për orë të tëra.

Ka një valë të re të sulmeve nga ana e Rusisë që ka pasë në shënjestër stacionet energjetike anembanë vendit, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se mbi nëntë objekte janë goditur nga forcat ruse që kanë hedhur 76 raketa dhe gjithashtu kanë kryer sulme me anë të dronëve.

Kharkiv është qyteti i dytë që ka pësuar sulme “kolosale”. Në orët e mbrëmjes mbi 55 përqind të banorëve rezidentë u është kthyer energjia elektrike.